Sot do të luhen dy ndeshje në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Kryendeshja kryesore e ditës do të jetë përballja në mes Dritës dhe Llapit. Loja do të zhvillohet në stadiumin e Gjilanit me fillim nga ora 15:00.
“Intelektualët” nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi nga tri ndeshje kanë vetëm një fitore dhe dy barazime, ndërsa në anën tjetër llapianët pas humbjes ndaj Prishtinës, do të tentojnë që të kthehen te fitoret.
Në ndeshjen tjetër, Trepça’89 përballet me Malishevën, me fillim nga ora 15:00.