Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kryeministri:  Kosova po ndërton një ushtri profesionale

    Shoqatat e dala nga Lufta refuzojnë pjesëmarrjen në “Ditën e Çlirimit”

    OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në muajin dhjetor: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë

    Shumica e amerikanëve besojnë se Trump dinte për krimet e Epstein, tregon sondazhi

    Shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

    27-vjet nga rënia e komandant Mujë Krasniqi e 41 dëshmorëve

    Një serb dhe një franceze u ndaluan nga Policia në Koshare

    Policia po heton zhdukjen e dy vajzave në Prishtinë e Podujevë

    Ardian Krasniqi i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar fiton meçin në Stutgart

    Presidenti Erdogan: Paqja në Ukrainë nuk është larg

    Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës në teh

03 Qershor 2024, 13:18
në Lajme, RAJON
SHBA-ja dënon deklaratat e Milorad Dodikut
Share on FacebookShare on Twitter

Për disa është “retorikë boshe” dhe “asgjë e re”, por për udhëheqësin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është koha që mes këtij entiteti dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës “të caktohet kufiri”.

Shkak për këtë, sipas tij, është bërë rezoluta me të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka njohur si gjenocid vrasjen e mbi 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë nga forcat serbe të Bosnjës, më 1995.

Për Dodikun, i cili e mohon gjenocidin në Srebrenicë, “dëmi që ka shkaktuar kjo rezolutë nuk mund të zhbëhet” dhe dy entitetet tani “duhet të bëjnë përpjekje të jenë fqinj të mirë dhe të ndahen në paqe”. Bosnje e Hercegovinës “i ka ardhur fundi”, sipas tij.

Qeveria e entitetit serb, me në krye Radovan Vishkoviqin, ka paralajmëruar edhe disa hapa konkretë, në ditën kur ka kaluar rezoluta më 23 maj.

“Qeveria e Republikës Sërpska, në 30 ditët e ardhshme, do të hartojë një marrëveshje, të cilën do t’ua ofrojë kolegëve tanë në entitetin tjetër, për ndarjen paqësore të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Vishkoviq.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion.

Megjithatë, paqja nuk është se i ka përafruar komunitetet shumicë: boshnjakët, kroatët e serbët. Dodik ka ngritur shpesh mundësinë e ndarjes nga ai që vetë e cilëson si “shtet të dështuar”. Këtë e ka bërë përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të SHBA-së se do të ndërhyjë, për të parandaluar një skenar të tillë.

Po, a mund të ekzistojë Republika Sërpska vërtet si shtet më vete? Për ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy – jo.

“Ndarja ose shkëputja nuk do të thotë pavarësi e Republikës Sërpska ose fund i Bosnje e Hercegovinës. Do të thotë fund i Republikës Sërpska”, sipas tij.

James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se retorika e Dodikut shkakton efekt tejet destabilizues në Bosnje e Hercegovinë, por se është boshe.

Sipas tij, Republika Sërpska nuk mund të bëhet e pavarur për një varg arsyesh, por “e para dhe kryesorja është se bashkësia ndërkombëtare u reziston shumë ndarjeve të njëanshme” dhe, rrjedhimisht, do të kishte pasoja të papërballueshme.

“Shkëputja do të ishte jashtëzakonisht e vështirë. Do të kishte ndikim të madh dhe të menjëhershëm në Republikën Sërpska. Do të kufizoheshin të gjitha kontaktet me të, do të mbylleshin kufijtë, Serbisë do t’i kërkohej që të mos e mbështeste, sepse do të rrezikonte anëtarësimin në BE… Unë mendoj se do të kolapsonte relativisht shpejt”, thotë Ker-Lindsay.

Si dëshmi tjetër se sa të vështirë do ta kishte, ai përmend edhe rastin e Kosovës.

“Edhe 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës – me gjithë mbështetjen e SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë – ajo vazhdon të njihet vetëm nga gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Kështu që mund të imagjinoni, nëse Republika Sërpska ndahet, sa pak njohje do të kishte”, thotë Ker-Lindsay.

Ai shpreh bindjen se edhe njohja eventuale nga Rusia – aleate e Republikës Sërpska – nuk do të përbënte ndonjë ndryshim në favor të sajin. Si shembull ai merr rastin e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë – Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Rusia ka vite që i ka njohur ato, por, ndërkohë, ka arritur t’i bindë vetëm edhe katër shtete të tjera që ta bëjnë të njëjtën.

Adnan Qerimagiq, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se përveç faktorëve politikë, janë edhe ata ekonomikë që do ta fusnin Republikën Sërpska në “kaos total”, në rast se do të ndahej.

“… sepse ekonomia e Republikës Sërpska varet jo vetëm nga vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor, por edhe nga Bashkimi Evropian, me të cilin Bosnje e Hercegovina ka marrëveshje stabilizim asociimi, dhe e cila është bazë për kontratat tregtare. Pastaj, varësia e qytetarëve të Republikës Sërpska nga remitencat që dërgon diaspora, është enorme. Të gjitha këto do të viheshin në pikëpyetje nëse do të shpartalloheshin institucionet e nivelit qendror”, thotë Qerimagiq.

Republika Sërpska, ashtu si edhe pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, klasifikohet si ekonomi me të ardhura të mesme të larta nga Kombet e Bashkuara. Sipas Institutit të Statistikave në këtë rajon, paga mesatare neto në prill të këtij viti ka arritur në 1.400 marka të konvertueshme, apo pak më shumë se 700 euro. Borxhi publik është në rritje, ndërsa popullsia në tkurrje, shkruan Radio Evropa e Lirë. Në regjistrimin e fundit të popullsisë, që është bërë në vitin 2013, Bosnje e Hercegovina i ka pasur 3.5 milionë banorë, prej tyre mbi 1 milion në Republikën Sërpska. Por, sipas një analize që ka bërë Instituti i Vjenës për Demografi, nga viti 1990 deri më 2017, popullsia e Bosnjës është tkurrur për 22 për qind, kryesisht për shkak të emigrimit. Papunësia në mesin e të rinjve i kalon 36 për qind, ndërsa shkalla e fertilitetit është një nga më të ulëtat në Evropë. REL

Etiketat: Bonja e HercegovinaMILORAD DODIKRepublika Serbska
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Serbia dhe Kina kërkojnë kundërshtimin e rezolutës për Srebrenicën

Shoqatat e vi*ktimave të luftës u bëjnë thirrje Vuçiqit, Dodikut e Kishës Ortodokse Serbe: Qëndroni me të vërtetën dhe qytetërimin

7 muaj më parë
Dodik thërret për bisedime mbi “Dejtonin 2.0”

Petritsch: Dodik sundon vend pa njerëz, Çoviq ëndërron ndarje

Austria konfirmon ndalimin e hyrjes për Dodikun dhe udhëheqësit e tjerë të Republika Srpska

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH