Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez u kërkoi anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin për veprimet e tij në Gaza dhe Liban.
Spanja dhe Irlanda kanë qenë në bisedime me vendet e tjera të BE-së prej muajsh mbi rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.
Një hap i tillë vjen pasi ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin akuzoi Izraelin se po përpiqet të ndalojë botën që të shohë se çfarë po bëjnë trupat e tij në Liban dhe Gaza, shkruan A2CNN.