Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka marrë pjesë në Komisionin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, ku janë diskutuar një mori çështjesh.
Spanja që udhëheq me Presidencën e Këshillit Evropian, ka treguar ai, se mbështet procesin e zgjerimit dhe se është duke pritur raportin e Komisionit Evropian që publikohet më 8 nëntor që shfaq rrugën përpara.
“Jemi duke pritur një paketë zgjerimi më 8 nëntor, do të ketë një samit po ashtu, dhe, përveç përpjekjeve që të gjithë i njohim, hendeku me Bashkimin Evropian nuk duhet të jetë më i madh, sepse BE-ja vazhdon të rritet. Ne kemi nevojë për t’i ndihmuar kandidatët për t’u integruar më tepër, dhe Spanja është në favor të zgjerimit”, ka thënë Alberas, raporton European Western Balkans, përcjell KlanKosova.tv.
Kryediplomati spanjoll ka pranuar edhe pyetje gjatë pjesëmarrjes së tij në seancë. Është Raportuesi për Malin e Zi, Tonino Picula që ka pyetur atë se çfarë ka bërë Presidenca e BE-së për ta shtensionuar situatën në mes të Kosovës dhe Serbisë pas agresionit të 24 shtatorit. Ai është pyetur është pyetur edhe për vendosjen e mundshme të masave ndaj Serbisë, por për të gjitha këto Albares ka refuzuar të japë përgjigje.

























