Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka folur për raportet ndërhistorike mes shqiptarëve dhe serbëve.
Fillimisht, ai tha se serbët ende po vijojnë në histori të sillen si pushtuesit më qesharakë të kohëve moderne. Por tani nuk kanë më forcë, dhe janë të diskredituar botërisht në Perëndim, si terroristë.
Po ashtu, Ngjela, potencoi faktin se ardhja e Kosovës si shtet i pavarur, e ka sjellë në kohë historinë mijëravjeçare të shqiptarëve autoktonë në Gadishullin Ilirik.
“Kosova ka trembur terrorizmin serb, ka trembur Moskën dhe Beogradin politik, por ka futur në shqetësim edhe Greqinë, për territoret e pushtuara shqiptare, nga Janina e deri në Prevezë.
Shteti i Kosovës dhe riformimi i forcës shqiptare ka shqetësuar edhe Nishin, sepse shpërngulja e rreth 250-300 mijë shqiptarëve të pastrimin etnik monstruoz që ndërmorën ushtritë ruse në vitin 1887-1888, në sanxhakun e Nishit, është një fakt historik që njihet me vendime ndërkombëtare”, deklaroi avokati shqiptar.
Postimi i plotë
Më në fund Shqipëria dhe shqiptarët kanë dalë nga fatkeqësia e tyre, e nisur përgjatë mesjetës, kur Perandoria Osmsne pushtuese e Arbërisë, i jepte toka dhe territore shqiptare Serbisë.
Dhe, kur historianët e Serbisë, me një marrëzi, si edhe sot, i quanin dhe i quajnë serbët autoktonë në Ballkan, që nga lashtësia.
Komedi që vijon…
Kurse…
Shqipëria tani është një aleate shumë e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe këtu fillon faza e dytë e historisë moderne të Shqipërisë.
Dhe serbët janë të trembur si pushtues të territoreve shqiptare.
Dhe grekërit janë gjithashtu të shqetësuar nga historia e forcës së fazës së dytë të historisë së Shqipërisë.
Por, le të vijojmë nëpër të dyja fazat e pavarësisë se Shqipërisë 1912-2008
I.
Kisha dhe historiografia serbe gënjen popullin e saj, kur dihet se sllavët, si dyndje, kanë ardhur në Evropë ne vijim të dy shekujve, nga shekulli i gjashtë në shekullin e tetë pas Krishtit…
Serbët ende po vijojnë në histori të sillen si pushtuesit më qesharakë të kohëve moderne. Por tani nuk kanë më forcë, dhe janë të diskredituar botërisht në Perëndim, si terroristë.
Vetë Serbia është një krijim terrorist antishqiptar, dhe jo një krijim etnik; se ajo është një gënjeshtër terroriste e një shoqërie që as vetë nuk e di se i çfarë etnie i takon të jetë.
Kurse, shqiptarët e Kosovës, tani në pavarësinë e tyre, po tallen rëndë me përrallat e lashtësisë serbe në Evropë, sepse ata e dinë që pavarësia e Kosovës ka cekur nismën e fillimit të fazës së dytë të historisë së Shqipërisë.
ll.
Ardhja e Kosovës si shtet i pavarur, e ka sjellë në kohë historinë mijëravjeçare të shqiptarëve autoktonë në Gadishullin Ilirik.
Prandaj…
Kosova ka trembur terrorizmin serb, ka trembur Moskën dhe Beogradin politik, por ka futur në shqetësim edhe Greqinë, për territoret e pushtuara shqiptare, nga Janina e deri në Prevezë.
Shteti i Kosovës dhe riformimi i forcës shqiptare ka shqetësuar edhe Nishin, sepse shpërngulja e rreth 250-300 mijë shqiptarëve të pastrimin etnik monstruoz që ndërmorën ushtritë ruse në vitin 1887-1888, në sanxhakun e Nishit, është një fakt historik që njihet me vendime ndërkombëtare.
Prandaj, për të gjitha këto…
Forca e Shqipërisë së Bashkuar duhet të fillojë historinë e re të rikthimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në etninë e vet territoriale.
Por, ndërkohë, politika e lartë shqiptare nuk drejtohet ende nga interesi shqiptar. Kurse, është e sigurt se, dalja e Kosovës si shtet i pavarur, në pahun historik të kohës sonë, do ta shtrëngojë me asgjësim, edhe në Shqipëri, shitjen e interesit kombëtar nga politika e lartë shqiptare.
Atëherë…
Pse janë trembur pushtuesit serbë dhe grekë dhe, bashkë me ta, edhe korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar?
Sepse kjo po duket të jetë një skemë e studiuar amerikane.
Por, si ka rrjedhur vështirësia e çështjes shqiptare deri në kohën tonë?
III.
E para ishte Austro-Hungaria, ajo që e mori me zulm pavarësinë e etnisë së plotë shiptare, duke filluar që nga viti 1890 e deri në vitin 1912-1913, por arriti të merrte vetëm 28 mijë km2 të Shqipërisë, dhe asgjë tjetër, në një territor shqiptarësh që shkonte deri në mbi 70 mijë km2..
Rusia dhe Franca mbështetën Serbinë dhe Greqinë, edhe pse e dinin që serbët ishin pushtues të territoreve shqiptare, kurse më shumë se 70% e popullsisë së Greqisë ishte arvanitase, domethënë shqiptare.
Lufta e Parë Botërore ua humbi shqiptarëve shpresën austriake, dhe Shqipëria po merrte fund. Ajo u vendos që të ndahej mes Serbisë dhe Greqisë.