Edward P. Joseph, Profesor për studime ndërkombëtare të avancuara, Johns Hopkins për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me zgjedhjen e Donald Trumpit, president i ShBA-së.
Ai u shpreh se në ShBA ka pasiguri të jashtëzakonshme sa i përketë asaj që do të sjell administrata e re e Trumpit dhe sipas tij, e njëjta vlen gjithandej në botë, e veçanërisht në Ballkan.
“Këtu në ShBA ka pasiguri të jashtëzakonshme sa i përketë asaj që do të sjell administrata e re e Trumpit dhe mendoj se e njëjta vlen gjithandej në botë, e veçanërisht në Ballkan”.
“Fjala kryesore që do ta përdorja për të përshkruar mandatin e dytë të Trump është “vlerat”, i tërë projekti i Perëndimit për stabilizim mbështetet në vlerat demokratike dhe ne e shohim degradim vërtetë serioz të këtyre vlerave në rajon”, u shpreh ai.
Joseph foli edhe për atë se a mundet Trumpi ta mbyll Gjykatën Specialen, për shkak të hakmarrjes ndaj ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Specializuar, Jack Smith, duke thënë se nuk përjashtohet si mundësi, përcjell Klankosova.tv.
“Hakmarrje, hakmarrja është një motiv i mundshëm, sepse dim se hakmarrja e motivon shumë presidentin Trump, e dim se u tërhoq edhe nga marrëveshja nukleare me Iranin, vetëm sepse ajo ishte negociuar nga presidenti Obama, për të zhdukur çdo arritje që barte nënshkrimin e tij, kështuqë nuk përjashtohet si mundësi”, u shpreh ai.