Ka vdekur në vendin e punës mjeku specialist i Spitalit të Pejës, Reshat Emra.
Lajmin e ka dhënë Spitali i Pejës, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas spitalit, ai ka vdekur nga infarkti.
“Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra. Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar”, thuhet në njoftim.