Skuadra e kritikuar dhe trajneri i dëshpëruar: Tifozët e Milanit, me “Curva Sud” në krye, shprehën zemërimin dhe zhgënjimin në fund të ndeshjes se humbu 1-3 përballë Liverpoolit në raundin e parë të Championsit.
Fillimi i vështirë i kampionatit dhe kjo disfatë në prag të derbit me Interin, i ka trazuar shpirtrat e tifozëve kuqezi.
Me pak fjalë, një moment shumë delikat, me mundësinë konkrete që ndeshja e së dielës në mbrëmje, kundër zikaltërve të shënojë, në rast të një rënieje tjetër, lamtumirën e trajnerit Fonseca.
Në këtë situatë të krijuar, është janë shtuar kritikat për drejtuesit, por në shënjestër nuk janë vetëm Cardinale dhe Furlani.
Ibrahimovic, pas debatit të fundit me Bobanin para ndeshjes së Championsit, ka nxitur pakënaqësi te tifozët e “Djallit”.
Nga njëra anë, Boban me pyetjet/konsideratat e tij të drejtpërdrejta, të përpikta, të hollësishme mbi rolin që Ibrahimovic luan në klub. Nga ana tjetër, Zlatan me përgjigjen e tij arrogante: “Unë jam shefi, të tjerët punojnë për mua”.
Fjalë dhe mënyrë sjelljeje që nuk u pëlqyen. Jo në përputhje – kjo është tendenca e komenteve të shumta që mund të lexohen në internet – me stilin dhe historinë e Milanit.
Por akoma më shumë nuk është pëlqyer shprehja e një mënyre të konceptimit të rolit menaxherial nga Zlatani.
Por nuk është vetëm mënyra e tij e sjelljes që është vënë në diskutim. Zgjedhjet teknike mbi të gjitha rëndojnë në llogarinë e Ibrës: menaxhimi i largimit të Piolit, zgjedhja e Fonseca-s, operacione të ndryshme në treg. Dhe rezultatet në fushë, deri tani, kanë qenë karburant për zjarrin e pakënaqësisë. Një pakënaqësi që në këtë pikë nuk kursen më askënd.