Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë.
Haradinaj-Stublla tha se me anë të këtij memorandumi do të ngritet shkalla e shërbimit për ngritje të nivelit të diplomacisë në nivel kulturor.
Ndërkaq, Dumoshi u shpreh se me emërimin e atasheve kulturorë, kultura e vendit do të përçohet në të gjitha vendet përmes formave të ndryshme.
Emërimi Atashetë Kulturorë do të fillojë në vitin 2021.