Sulmuesi i Atletico Madrid-it, Luis Suarez, ka thënë që shumë klube e kishin dashur gjatë verës 2020, por ai kishte vendosur për klubin nga kryeqyteti.
“Kur më thanë Barcelona që nuk llogarisnin në mua, ishte e vështirë, nuk e prisja”, ka thënë Suarez për El transistor.
“Ishin momente të vështira shkaku i mënyrës. Koeman më telefonoi dhe më tha që nuk isha në planet e tij”.
“Kishte interesim nga shumë klube, jo vetëm Juventusi. Doja që ta merrja vendimin e duhur, më të mirën për veten dhe familjen time”.