Policia suedeze tha se është në kërkim të një personi lidhur me shpërthimin dhe zjarrin në një ndërtesë të madhe apartamentesh në të cilën u plagosën 16 persona, 4 prej të cilëve rëndë, transmeton Kosova Post.
Policia e Suedisë sot njoftoi se ishte në kërkim të një personi lidhur me shpërthimin dhe zjarrin në një ndërtesë të madhe apartamentesh këtë javë në të cilën u plagosën 16 persona, 4 prej të cilëve rëndë, shkruan AA.
Personi në fjalë kërkohet nën dyshimin për shkaktimin e shkatërrimit publik, por nuk është gjetur ende, tha policia. Autoritetet nuk treguan emrin e tij, por mediat suedeze raportuan se i dyshuari ishte rreth moshës 50-vjeç që kishte jetuar me nënën e tij në ndërtesën në Goteborg, qyteti i dytë më i madh në Suedi.
Pronari i objektit ishte përpjekur të dëbonte të dyshuarin dhe nënën e tij nga banesa e tyre, raportoi gazeta “Aftonbladet”. Gazeta lokale “Goteborg-Posten” tha se dëbimi i tij ishte planifikuar për të martën, ditën kur ndodhi shpërthimi.
“Aftonbladet” njoftoi se se policia e kishte akuzuar atë për disa krime të dyshuara një javë para shpërthimit. Gazeta gjithashtu raportoi se pasi nuk iu lejua të shihte nënën e tij në një shtëpi pleqsh për shkak të kufizimeve të pandemisë, i dyshuari ngacmoi disa njerëz, përfshirë pronarin e ndërtesës.
Shpërthimi dridhi ndërtesën në qendër të Goteborgut të martën. Zjarret që pasuan u përhapën në disa apartamente dhe qindra banorë u evakuuan. Të paktën 140 apartamente u dëmtuan.
Një nga katër personat e plagosur rëndë mbeti në kujdes intensiv të mërkurën, tha spitali kryesor i Goteborgut për transmetuesin suedez SVT.
Mediat suedeze në fillimi u përqendruan në mundësinë që shpërthimi të lidhej me bandat e grindura. Suedia ka regjistruar një rritje të dhunës midis bandave të krimit të organizuar.
Policia dhe prokurorët sot thanë se “për momentin, nuk ka asnjë indikacion se shpërthimi ka lidhje me krimin e bandave”.