Rinovimin e platosë në “Bregun e Diellit”, që përfshinte më shumë gjelbërim e më tepër zona rekreative për banorët, kryetari Përparim Rama e vazhdoi gushtin e vitit të kaluar, e që në fakt nisi tek pas katër muajsh, në dhjetorin e 2023-ës.
Por, punët nuk ecën për së mbari këtu, se siç thonë banorët pati zvarritje të punimeve. Se punimet në këtë pjesë të “Bregut të Diellit” u vonuan goxha, e pranojnë edhe në komunë, raporton Ju Flet Prishtina.
E gjatë kësaj kohe, dikush edhe pësoi në shkallët e parregulluara të kësaj platoje.
Por, banorët kanë një shqetësim shtesë pos vonesës së punimeve. Shqetësimi i tyre është se mos gjithçka këtu duhet të prishet sërish, për arsye të shtrirjes së rrjetit të ngrohjes nga “Termokos”.
Në komunë thonë se nuk do të ndodhë diçka e tillë, teksa deklarojnë se rrjeti i ngrohjes u premtua nga “Termokosi”.
Përgjegjësit komunalë thanë se edhe ky problem, që nuk krye bashkë me platonë në afatin e parë, do të përfundojë në të dytin, që është deri në fundit e 2024-tës. /Klankosova.tv