U raportua se afër 200 kompani amerikane janë prekur nga një një sulm masiv kibernetik. Kompania Coop me bazë në Suedi, e cila ka qindra supermarkete, deklaroi se sulmi i preku indirekt ata dhe deklaroi se qindra supermarkete u detyruan të mbyllen, transmeton Kosova Post.
Është raportuar se kompanitë amerikane i janë nënshtruar një sulmi kibernetik të gjerë. Firma e sigurisë kibernetike Huntress Labs ka njoftuar se gati 200 kompani amerikane janë goditur nga sulmet masive të ransomware. Kompania deklaroi se sulmi shënjestroi firmën IT me bazë në Florida, Kaseya dhe thuhet se sulmi kibernetik mund të jetë kryer nga banda ransomware e lidhur me Rusinë.
Në një deklaratë, Kaseya gjithashtu deklaroi se një ‘sulm i mundshëm’ ishte duke u hetuar dhe u bëri thirrje klientëve që përdorin softuerin VSA të mbyllin serverat e tyre menjëherë.
Në deklaratë, u raportua se një nga aplikacionet që përdorin serverë të korporatave, kompjutera desktop dhe pajisje rrjeti mund të jenë komprometuar në sulm.
Kaseya deklaroi se “pak” kompani u prekën nga sulmi kibernetik, ndërsa Huntress Labs vuri në dukje se numri i kompanive të sulmuara ishte më shumë se 200.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës (CISA) e ShBA-së gjithashtu njoftoi se ka ndërmarrë veprimye për të hetuar sulmin./KosovaPost/.