Dy persona të dyshuar kanë sulmuar me thikë dy burra, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas të Shqipërisë.
Policia bën të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Dardani, Prishtinë 15.04.2024-20:30. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas të Shqipërisë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.