Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët për sot kishin planifikuar ecjen në malet e Zubin Potokut, iu ndërpre në gjysmë ky udhëtim pas një incidenti që u ndodhi, përcjell Kosova Post.
Dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre, duke bërë që ky grup të ktheheshin mbrapa.
Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka dënuar sulmin e armatosur, gjersa ka ftuar organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal.
Ja shkrimi i Osmanit:
Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut.
Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.
Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë.