Një qytetar është arrestuar në Obiliq pasi kishte sulmuar ekipin mjekësor në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare ne këtë qytet.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
“Obiliq 21.05.2024 – 07:15. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.