Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht një polic.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje.


























