Ka ndodhur një sulm ndaj zyrtarëve policorë në Gjilan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e saj janë penguar në punë duke u sulmuar nga një person.
Sipas raportit ditor të policisë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR Rr. Albin Syla, Gjilan 22.01.2024-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtaret policor në rroba civile duke i sulmuar fizikisht. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokuronit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së