Një person me thikë në dorë ka sulmuar kalimtarët në kryeqytetin e norvegjisë, Oslo, përpara se të vritej brenda një ndërtese nga policia. Mediat vendase publikuan pamjet e agresorit ku shfaqej pa këmishë dhe me armë në dorë.
Policia tha se ishin tre persona të goditur me thikë, por nuk dha informacione të mëtejshme për gjendjen e tyre. Sulmuesi vdiq në spital, pasi u qëllua disa herë nga policia. Ai u dërgua me urgjencë ku vdiq pak pas mbërritjes në spital. Policia nuk ka dhënë detaje për identitetin e sulmuesit dhe ka përjashtuar terrorizimin në lidhje me ngjarjen.
“Ne nuk po përjashtojmë ndonjë motiv, por në këtë fazë nuk ka asgjë që të tregojë se është një sulm terrorist,” u tha gazetarëve inspektori i policisë Egil Jorgen Brekke.
Pamjet e postuara nga dëshmitarët në mediat sociale dhe të transmetuara nga mediat norvegjeze tregojnë një makinë policie duke përplasur burrin në një ndërtesë në përpjekje për ta ndaluar atë. Burri më pas nxiton në automjet, duke hapur derën e pasagjerit dhe duke u mbështetur brenda makinës.
“Policia u përpoq ta kapte, ndërsa ai po përpiqej të godiste dikë. Më pas ai sulmoi policinë me thikë dhe u qëllua”, tha shefi i operacionit të policisë Solberg.bw