Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, transmeton Kosova Post.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë, 09.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, ka ofenduar, kanosur dhe fizikisht ka sulmuar zyrtarët policorë, te cilët ishin duke zbatuar urdhëresën lëshuar nga Gjykata ndaj personit te dënuar. Policet e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/