Sulmuesi i Serbisë ‘kallë’ Botërorin me deklaratën për Shaqirin

Sulmuesi i Serbisë ‘kallë’ Botërorin me deklaratën për Shaqirin

Xherdan Shaqiri para disa ditësh ka zbuluar këpucët e tij me të cilat do të luaj në Kupën e Botës në Rusi.

Futbollisti i lindur në Gjilan, në atletet e tij kishte të vendosur flamurin e Kosovës, ku një veprim i tillë i ka penguar kundërshtarit në grupe, sulmuesit të Serbisë, Alexandar Mitroviç

“Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovë në atlete që është një provokim. Është problem i tij dhe nuk me intereson. Është një gjë tjetër e çuditshme për mua. Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja. Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fer ashtu siç bën.  Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, ka thënë Mitroviç për kolumnën Nese Petrovica za Mondo.

Kujtojmë që Zvicra është pjesë në grupin E së bashku me Serbinë, Kosta Rikën dhe Brazilin.s.n

You may also like

MPJ: Autoritetet e Beogradit po funksionojnë sipas mentalitetit Millosheviqian

 Autoritetet e Beogradit po funksionojnë sipas mentalitetit Millosheviqian