Sulmuesi i Mallorcas Vedat Muriqi e ka rigjetur rrugën drejtë rrjetës, duke shënuar ndaj Rayo Vallecanos.
Pas disa ndeshjeve pa gol që kur u kthye nga lëndimi, ylli kosovar realizoi në ndeshjen e parë që iu besua të jetë titullar.
Muriqi përfitoi nga harkimi i mrekullueshëm i Rodriguezit, duke e tundur portën mysafire (90+2’).
Për Muriqin ky është gol i pestë këtë edicion në La Liga, ndërsa përmes tij Mallorca i arkëtoi pikët e plota duke u ngritur në pozitën e 15-të me 23 pikë.