Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, kanë vizituar pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, përcjell KosovaPost.
Ai ka thënë se angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.
Tutje tha se vizituar dy pikat kufitare në të cilat po vijon po ashtu zbatimi i marrëveshjeve.
“Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.