Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla ka njoftuar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Shtetit.
Sveçla ka thënë se është thirr në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me një hetim që është duke u zhvilluar kundër Komunës së Prishtinës.
“Ju njoftoj se jam ftuar nga Prokuroria e Shtetit për një intervistë, në cilësinë e dëshmitarit, në lidhje me një hetim që është duke u zhvilluar kundër Komunës së Prishtinës. Bëhet fjalë për një kontratë të Komunës së Prishtinës, me titull “Master plani për rigjenerimin e lagjes Kolovica”. Të njëjtën, si Grup i Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës në janar të këtij viti”, ka shkruar në Facebook ai.