Selimi poashtu kujtoi, se në kapacitetet e ushtarëve të UÇK-së, me Kurtin i kanë zhvilluar një mori takimesh, të cialt sipas ish-komandantit, janë shoqëruar me biseda mes tyre.
“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të”, tha ai në ATV.
“Nuk po më pëlqen debati që është duke u bërë disa herë me figurat e UÇK-së. Nuk është hera e parë që folët për individë të caktuar e në këtë rast për Albin Kurtin. Gjatë luftës, në vitin 1998, unë kam qenë komandant i zonës operative të Drenicës dhe jemi takuar disa herë edhe me disa ish-bashkëluftëtarë të mi dhe jemi takuar me Adem Demaçin. Kemi diskutuar për tema të rëndësishme edhe me Demaçin edhe me Kurtin. Albinin e kam takuar edhe disa herë të tjera edhe kur kam qenë komandant i përgjithshëm”.
Kurti në Kuvend ishte përfshirë në përplasje me deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri ,kur ky i fundit kontesoi pjesëmarrjen e kryeministrit në luften çlirimtare
“S’mund ta përçani popullin me kinse unë jam kundër UÇK-së. Se a kam qenë UÇK pyete Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën – dy komandantat të tregojnë. Ama, pushoni me këtë idenë e përçarjes dhe ndarjes. Dëshirën e juaj mos ma përshkruani si fakt mua”, kishte thënë Kurti.