Ekipi olimpik i xhudos i Kosovës është nisur sot (e mërkurë) për në Francë, aty ku zhvillohet Lojërat Olimpike “Paris 2024”,përcjell Kosova Post.
Këtë e bëri të ditur Federata e Xhudos së Kosovës, ndërsa theksohet se synimi i xhudistëve është t’i sjellin Kosovës medaljet e ardhshme olimpike, ashtu siç kanë bërë në disa nga herët e kaluara.
“Distria, Nora, Akili, Laura, Loriana bashkë me trajnerin Driton Kuka, trajneren dhe të artën Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Fatos Tabaku sot u nisën për Lojërat Olimpike Paris 2024. Ju priftë e mbara e suksese!”, thuhet tutje në njoftim.