Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vlerëson vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e datës për votim të shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok, shkruan Kosova Post.
Szunyog , ndërkaq është shprehur KQZ do ta ketë përkrahjen evropiane për procesin e verifikimit të nënshkrimeve, e pastaj edhe vendimin për caktimin e datës së votimit për tërheqjen e drejtuesve.
“Tashmë është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje gjatë gjithë këtij procesi”, është shprehur Szunyog.