Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se përkushtimi që Kosova të anëtarësohet në familjen e vendeve evropiane është më i fortë se kurrë.
Ai duke uruar kosovarët për vitin e ri, ka thënë se Bashkimi Evropian është partner dhe aleat i Kosovës.
“I uroj të gjithë njerëzve në Kosovë gjithë të mirat në vitin 2023. Jetojmë në kohë sfiduese, por së bashku mund të arrijmë shumë. BE është partneri dhe aleati juaj dhe përkushtimi ynë që Kosova të bëhet anëtare e Unionit është më i fortë se kurrë”, ka shkruar ai.
Kosova në mesin e muajit dhjetor të vitit 2022 ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presin që brenda një periudhe 9 vjeçare Kosova të anëtarësohet në BE.