Ta bësh kurban demokracinë për hir të interesit të partisë, kjo e shndërron partinë si qëllim në vetvete

Ta bësh kurban demokracinë për hir të interesit të partisë, kjo e shndërron partinë si qëllim në vetvete

Shkruan: Jusuf Thaçi

Dorëheqjet e njëpasnjëshme nga pozitat e larta brendapartiake të funksionarëve të lartë të LVV-së duket qartë se janë të sinkronizuara dhe kanë për qëllim ta detyrojnë Albin Kurtin të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së, në emër të ruajtjes së unitetit të LVV-së.

Ata që besojnë dhe bëjnë thirrje që Albini duhet të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së për hir të ruajtjes së unitetit të LVV-së, e kanë një huqje të madhe. Të tillët po kërkojnë të sakrifikohet një parim dhe e drejtë themeltare e demokracisë, siç është e drejta për t’u zgjedhur, vetëm e vetëm për hir të ruajtjes së unitetit të partisë.

Të tillët duhet ta dinë se ta bësh kurban demokracinë për hir të interesit të partisë, kjo e shndërron partinë si qëllim në vetvete. E në momentin që LVV e shndërron veten si qëllim në vetvete, atëherë nuk i duhet më gjë Kosovës, parti të tilla kemi mjaft në Kosovë.

Prandaj Albini nuk mund dhe nuk bën të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së.

You may also like

Këto janë tri llojet e kancerit të lekurës dhe simptomat e saj

Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë,