Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të shtetit për Kosovën, ka thënë se vendi ynë nuk ka marrë asnjëherë një klasifikim kaq të rëndë.
“Në historinë e qeverisjes në Kosovë asnjëherë vendi ynë dhe qeveria nuk ka marrë një klasifikim kaq të rëndë dhe kaq serioz, kaq keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Për me kuptu sa keq dhe sa është e rëndëishme të diskutojë këtë raport vetëm hapeni faqen e parë, flet në radhë të parë për një korrupsion serioz në qeveri, as nuk thotë në qeverise, korrupsion serioz në qeveri”, u shpreh Tahiri.
“Shkon tutje flet për dhunën në bazën gjinore, për fjalën e lirë dhe flet për kërcënimet e gazetarëve. Çka duhet të thotë më shumë një raport i DASH për të adresuar një çështje e cila është problem jashtëzakonisht i madh. Ky raport është letërnjoftimi i kësaj qeverie”.k.k.