Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar lidhur me problemin me ushqimin e Ushtrisë së Kosovës.
Tahiri u shpreh se “vetëm kjo qeveri e paaftë ka mundur të sjellë këtë situatë”. Sipas tij, në seancën e jashtëzakonshme, sot do të gjendet një zgjidhje emergjente për Ushtrinë e Kosovës.
“Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë. Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë”, shkruan Tahiri në Facebook.