Zyrtarët shëndetësorë në Tajlandë këshilluan çiftet që të testohen për Covid, të mbajnë maska dhe të bëjnë seks të mbrojtur përpara ditës së Shën Valentinit, transmeton KosovaPost.
Bunyarit Sukrat, Drejtor i Byrosë së Shëndetit Riprodhues Thai, tha në një deklaratë për AFP të Premten se “Kovid-19 nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme”, por ai shtoi se, “Është e mundur të kapet COVID-19 përmes frymëmarrjes me kontakt të ngushtë dhe shkëmbimit të pështymës.”
Në gusht të vitit të kaluar, Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës lëshoi këshillën e saj për “seksin e sigurt” për Covid, e cila përfshin shmangien e pështymës dhe sekrecioneve të tjera, si dhe gjetjen e një pozicioni jo “ballë për ballë”.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Suwanchai Wattanayingcharoen tha për The Bangkok Post se rekomandimet ishin bërë duke pasur parasysh se nuk kishte vaksina të mjaftueshme në atë kohë.
Wattanayingcharoen shtoi se shkalla e vaksinimit në vend ka ndryshuar që atëherë, kështu që testi i Kovid-it duhet të jetë i mjaftueshëm për individët që kanë bërë të gjitha vaksinat e tyre. Një paralajmërim tjetër përfshin çiftet që përdorin aplikacionin e gjurmimit të Covid-19 për të kontrolluar nëse restoranti që ata po rezervojnë është i sigurt, raportoi gazeta. Autoritetet gjithashtu këshilluan ata që dalin në ditën e Shën Valentinit të mbajnë maska për të reduktuar përhapjen e mundshme të infeksionit dhe për të ruajtur distancën sociale në shtëpi, veçanërisht rreth të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike.