Pak para takimit të tyre, Putini tha se ka shumë probleme në marrëdhëniet Rusi-SHBA dhe falënderoi Biden-in për marrjen e iniciativës për realizimin e takimit, transmeton KosovaPost.
Biden iu përgjigj në mënyrë reciproke:
“Ballë për ballë është gjithmonë më mirë të diskutohet. Ne do të përpiqemi të identifikojmë fusha me interes të përbashkët që i kemi ne me Rusinë” tha ai.
Duke iu drejtuar Biden-it, Putini tha:
“Unë e di se kemi shumë çështje për të punuar. Problemet në marrëdhëniet tona kërkuan një diskutim në nivelin më të lartë. Shpresoj që takimi ynë sot të jetë i frytshëm .
Ndërkohë, ndërsa anëtarët e shtypit u larguan nga dhoma pas deklaratave të para, u pa që Putini dhe Biden po talleshin dhe qeshnin së bashku.”/KosovaPost/