Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Austri ka takuar ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ndër ta edhe kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla, përcjell Kosova Post.
Ndërsa flet për takimin, Borell tha se është diskutuar për një Europë më të bashkuar.
Me këtë rast Borrell falënderon kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg, që i mblodhi.
“Gëzohem që takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Europë më të unifikuar së bashku. Faleminderit Schallenberg që na mblodhe këto ditë në Austri”,u shpreh Borrell.