Gërvalla: Propozimi i Abdixhikut absurd, e kthen Kosovën në ’99-ën

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Gërvalla që njëherësh është bashkëkryetare e “Guxo”, parti kjo në koalicion me LVV-në tha se nuk ka arsye për të vazhduar bllokada në Kuvend. Ajo tha se nuk ka alternativë tjetër e kuvendi duhet të konstituohet. Gërvalla e ka quajtur propozimin e Abdixhikut si absurd që tha se e kthen Kosovën në vitin 1999.

“Jemi dëshmitarë të një letre që kryeministri i ka drejtuar LDK-së që nuk është marr parasysh, përkundrazi ka ardhur në propozim absurd që ta kujton vitin 1999 ku Kosova e sapo dalë nga lufta duhej të gjente zgjidhje transitore. Kosova është një demokraci e konsoliduar evropiane”, shtoi ajo.

Tha se këtë e ka theksuar edhe në takimin me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së që pati në Varshavë.

Gërvalla e shfrytëzoi rastin për të folur edhe për shkuarjen e presidentit të Serbisë  Vuçiq në Moskë, derisa ka kërkuar nga BE-ja të jetë më e ashpër me Serbinë.

“Dje më qartë se kurrë u pa se kush qëndron në cilën anë. Fakti që presidenti serb Vuçiq ndodhet në Moskë edhe krah për krah me diktatorin Putin demonstrojnë solidaritetin e miqësinë e tyre, është një situatë dhe bëjmë thirrje që BE të heqë dorë nga politika e ledhatimit e cila ka dështuar me Putinin e që është destinuar të dështojë edhe me Vuçiqin. Kërkojmë nga BE –ja të përdorë një gjuhë të qartë, të ashpër dhe të dënojë jo vetëm këtë vizitë, por të dënojë edhe të gjitha aktet, sulmet që Serbia i bën shteteve fqinje”.

Prandaj, sipas Gërvalles,  në këtë kornizë, nuk ka kohë për të humbur. “Është koha që opozita t’i thërrasë mendjes, të mos bllokojë më procese të cilat nuk është momenti për t’i bllokuar”.

E pyetur nëse do të jenë pjesë e një takimi të mundshëm të ftuar nga presidentja, tha se do të shohin çfarë përmban ftesa dhe për çfarë i thërret  presidentja. “Ta shohim letrën, ta shohim ftesën, ta shohim temën për të cilën na fton presidentja”, tha ajo.

Gërvala tha se dëshiron të besojë që brenda LDK-së ka mjaft njerëz që mendojnë përtej interesit personal e që ata do ta rrisin presionin ndaj kryetarit Abdixhiu e LDK-së, në përgjithësi në të mirë të Kosovës.rtk.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish