Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë kokën e tyre gjatë transmetimit, transmeton KosovaPost.
Lajmin e bëri të ditur mediumi më i madh në Afganistan duke cituar një deklaratë të Ministrisë Së Virtyteve dhe Veseve, e cila ka për detyrë të implementojë rregullat e grupit që qeveris Afganistanin që nga tërheqja e trupave amerikane më gusht të vitit 2021.
Në deklaratë shkruhej se urdhri ishte “përfundimtar”.
Deklarata iu dërgua “Moby Group”, që janë në pronësi të TOLO News dhe rrjeteve të tjera televizive dhe radiofonike, dhe në mesazhin e postuar në Twitter thuhej se kjo do të aplikohej edhe në mediat e tjera afgane.
Një zyrtar i mediave në Afganistan konfirmoi se stacioni televiziv ku punonte kishte marrë urdhrin ku i thuhej se nuk kishte vend për diskutim. Ai tha se mediumi nuk kishte opsion tjetër. Ai foli me kusht që ai dhe televizioni ku punonte të mos identifikoheshin për shkak të problemeve me autoritetet.
Disa prezantuese gra postuan fotot e tyre në mediat sociale ku shfaqeshin me kokat e mbuluara gjatë prezantimit të programeve.
Në një stacion tjetër, Shamshad TV, implementimi i urdhrit ishte i përzier: Një prezantuese u shfaq të enjten me maskë, ndërsa më vonë një tjetër u shfaq duke treguar fytyrën e saj./KosovaPost/.