Kërkimet për trupin e 10-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në lumin Fan të Mirditës kanë hyrë në ditën e tretë. Këtë të enjte kërkimet kanë rinisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe janë përqendruar në basenin e Hecit të Repsit.
Në zonë ndodhen polumbarët e forcave RENEA të mbështetut nga strukturat vendore dhe banorë të zonës. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të trupit të 10-vjeçarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 5 prillit. 10-vjeçari me inicialet S.L ka qenë duke luajtur me top dhe topi i ka rënë në lumë.
Ai ka vrapuar ta marrë dhe aty e ka marrë rryma e ujit. I mituri nuk doli dot më i gjallë nga lumi. Kërkimet për gjetjen e tij nisën menjëherë nga familjarët dhe banorët e zonës mirëpo nuk arritën të gjenin trupin e 10-vjeçarit.tch.