Nga e hëna (22 janar), hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.
Banorët rezidentë duhet të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking dhe në kontaktin që do ta realizojnë, do të informohen nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.
“Nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L. Prishtina Parking për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro. Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë. Të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe.