Të hënën, më 24 janar mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, njofton Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit, përcjell KosovaPost.
Në rend të ditës të punimeve parlamentare do të jetë vetëm debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Seanca fillon në orën 12:00.