Megjithë pesimizmin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, se të mërkurën e kësaj jave mund t’i ipet zgjidhje përfundimtare marrëveshjes për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, seanca e planifikuar për këtë ditë nuk ka ndryshuar.

Kuvendi i Kosovës në kalendarin e takimeve ka vendosur njoftimin se këtë të mërkurë mbahet seancë e jashtëzakonshme nga ora 10:00. Ashtu sikurse në dy seancat e kaluara të cilat dështuan në mungesë të konsesusit të partive politike, pikë të rendit të ditës ka Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Të shtunën e javës së kaluar, LDK-ja arriti konsesus me partitë në pushtet për t’i dhënë epilog çështjes së demarkacionit. /pp/.

You may also like

Irani kërcënon pas sulmit, e dimë mirë se kush qëndron prapa tij

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi se “e