Mbi një dekadë pas ndarjes, Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë divorcuar zyrtarisht.
Arnold dhe Maria mbetën të ndarë për vite pasi aktori paraqiti kërkesën për divorc në korrik të vitit 2011 pas lajmeve se ai lindi një fëmijë – Joseph Baena – me shërbyesen e tyre Mildred Patricia ‘Patty’ Baena.
Divorci mbeti në harresë për një dekadë për shkak të mungesës së motivimit dhe një marrëveshje komplekse për zgjidhjen e pronës.
Marrëveshja e pronës është konfidenciale, por TMZ raporton se ishte përfshirë një pasuri në vlerë rreth 400 milionë dollarë. Burimet e brendshme i thanë tabloidit se gjithçka në thelb ishte e ndarë për gjysmë mes çiftit.
Maria u përfaqësua nga avokatja e famshme e divorcit Laura Wasser ndërsa Arnold punësoi Kristina Roycen.
Joseph lindi më 2 tetor 1997, vetëm pak ditë pasi Maria solli në jetë fëmijën e katërt të çiftit, Christopher.
Por vetëm në maj të vitit 2011 u zbulua se fëmija i shërbëtores ishte i tij.
Ylli i filmit “Terminator” nuk e dinte që Jozefi ishte djali i tij deri mbushi shtatë ose tetë vjet pasi lindi.
Shriver thuhet se u shkatërrua sepse ajo ishte shoqe me shërbëtoren, e cila kishte punuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles për shumë vite dhe i besonte asaj.