Në një deklaratë, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) tha se 20 të arrestuarit palestinezë u kërkuan autoriteteve izraelite të lirojnë Abu Atwan-in i cili vuan nga gjendja e vështirësuar shëndetësore për shkak të grevës së urisë, transmeton Kosova Post.
Të paktën 20 të paraburgosur palestinezë në burgjet izraelite njoftuan se kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar lirimin e të arrestuarit palestinez al-Ghadanfar Abu Atwan i cili hyn në ditën e 65-të të grevës së urisë, raporton AA.
Në një deklaratë, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) tha se 20 të arrestuarit palestinezë që janë në burgun Ofer, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të okupuar dhe në burgun Negev, në pjesën jugore të Izraelit, u kërkuan autoriteteve izraelite të lirojnë Abu Atwan-in i cili vuan nga gjendja e vështirësuar shëndetësore për shkak të grevës së urisë.
PPS paralajmëroi që Abu Atwan rrezikohet nga ndërlikimet serioze shëndetësore dhe vdekja.
Sipas PPS-së, 28-vjeçari Abu Atwan nga qyteti Dura, hyri në grevë urie në protestë kundër ndalimit të tij administrativ në tetor 2020 pa asnjë akuzë ose gjyq.
Shifrat zyrtare palestineze thonë se Izraeli ka arrestuar 5.300 palestinezë, duke përfshirë 40 gra dhe 250 fëmijë, përfshirë edhe 520 të mbajtur pa asnjë akuzë ose gjykim në kuadër të politikës izraelite të ndalimit administrativ.
Paraburgimi administrativ ua mundëson autoriteteve izraelite të zgjasin paraburgimin pa akuzë pas skadimit të një dënimi, që varion nga dy deri në gjashtë muaj.