Wall Street Journal (WSJ), një nga gazetat kryesore në SHBA, shkroi se njerëzit e pasur që donin të shpëtonin nga “sistemi autokratik” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi, përcjell Kosova Post.
Lajmi thotë se të pasurit në Serbi po vendosën në Mal të Zi për shkak të efektit të “menaxhimit autokratik, i cili është bërë gjithnjë e më i dukshëm sidomos pas pandemisë”.
Lajmi vuri në dukje se të huajt treguan interes për tregun e pasurive të paluajtshme në bregdetin malazez dhe thotë se investitorët serb preferonin veçanërisht rezidencat luksoze në bregdetin adriatik.
Në raportin e publikuar nga kompania britanike Euro & Balkan Partners, e cila menaxhon procedurat e qëndrimit dhe nënshtetësisë përmes investimeve ndërkombëtare, u tha se të paktën 750 investitorë nga serbia me të ardhura të larta do të lëvizin në vendet e huaja në vitin 2024.
Agjentët malazezë të pasurive të patundshme thanë gjithashtu se njerëzit e pasur nga serbia po blejnë shtëpi për t’i përdorur si shtëpi pushimi.
Çmimet e tokës në qytetin Budva u rritën me 28 për qind vitin e kaluar, dhe kjo është rritja më e madhe në vend.
Nga ana tjetër, lajmi theksoi se administrata e Beogradit vendos kufizime për paratë që serbët mund të nxjerrin jashtë vendit.
Megjithatë, shumë biznesmenë serbë që shpërngulen në Mal të Zi punojnë për kompanitë ndërkombëtare që operojnë në vende të huaja.
Në raport thuhet gjithashtu se klientët nga serbia në përgjithësi kanë llogari bankare në Mal të Zi.
Përveç kësaj, njerëzit që investojnë të paktën 32 mijë dollarë në një kompani malazeze me një zyrë fikse dhe dy ose më shumë punonjës mund të marrin nënshtetësinë malazeze që nga fillimi i biznesit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.