Tre persona të martën në Ferizaj janë ankuar në polici, pas një mosmarrëveshje me një person tjetër.
Sipas raportit të policisë i njëjti në distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri.
Në raportin 24- orësh thuhet se me konsultim me prokurorinë është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç`rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri revole me gas e cila dyshohet që është përdorur në rast.
I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 22.01.2024-13:53. Tre ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.