Në Shtime, është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, përcjell KosovaPost.
Policët e rendit kanë arritur të identifikojnë personin D.B., 24-vjeçar, tek i cili është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma ( pistoletë)”, thuhet në komunikatën e policisë.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.