Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Agim Shala” në Prizren mbrëmjen e së mërkurës është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

“Katër viktima meshkuj shqiptarë kanë njoftuar në Polici se kanë qenë të rrezikuar nga i dyshuari mashkull shqiptar po ashtu i cili nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave dhe ka ikur”, theksohet në raport.

Pasojë e gjuajtjes ishte konflikti i mëhershëm në mes tyre, bënë të ditur policia.

Njësitë relevante në vendin e ngjarjes kanë hasur një predhë të kalibrit të panjohur, i dyshuari është në arrati.

Related Posts

You may also like

Haradinaj: Ideja e ndarjes është financuar nga Serbia

Ideja e ndryshimit të kufijve në mes Kosovës