Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), kanë filluar homazhet për regjisoren e njohur Burbuqe Berisha, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme, transmeton Kosova Post.
Burbuqe Berisha ishte e njohur si regjisore, e filmit dhe teatrit. E diplomuar në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, me gradën master.
Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar dhe ne vitin 2019 është fituese e çmimit kombëtar për kinematografi .
Ceremonia e varrimit të saj, pritet të mbahet në ora 15:00./KosovaPost/