Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka filluar rrënimin dhe evitimin e tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.
Bëhet e ditur gjithashtu se inspektorati i kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit.
“Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria. Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit”, thuhet në postim.


























