Ndërkohë që opozitarët kritikojnë Qeverinë nga Kuvendi i Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po shijon ushqimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kazermën “Adem Jashari”.
Në këtë seancë, të iniciuar nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur sërish kryeministrin Albin Kurti spiun të Serbisë, duke theksuar se është tradhtar ai njeri i cili sipas tij, e lë ushtrinë e Kosovës pa bukë.
Sipas tij, kryeministri Kurti nuk punon në interes të vendit, dhe po dobëson shtyllat jetike të sigurisë.
Ndërsa Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).eer.