Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të enjten pasdite llogaritë bankare.
Kjo ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile.Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj.
Balaj e ka quajtur veprim të kundërligjshin, i cili tha se nesër do të dalin me një reagim zyrtarë.
“Po bllokimi ka ndodhur pak para orës 16:00. Për mua është një veprim i jashtëligjshëm, por nesër do të dal me një reagim zyrtarë”, ka thënë ai për Front Online